Kapen klandestinë nga Siria dhe Palestina në Sofratikë e Kordhocë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton së fundi për kapjen e gjashtë shtetasve të huaj. 3 persona nga Siria u ndaluan në afërsi të fshatit Sofratikë, ndërsa 3 persona nga Palestina u ndaluan pranë Kordhocës. Klandestinët kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave policore, klandestinët u deportuan sërish në Greqi.