Kapen në Bulo tre shtetas maroken dhe një algjerian

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton për ndalimin e tre shtetasve maroken dhe një algjerian. Ata u kapën një ditë më parë në fshatin Bulo, Bashkia Libohovë.

‘U kapën shtetasit maroken, A.E, F.E, Y.S dhe shtetësi algjerian A.B, vjec 29, 31 e 53. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar”, sqaron policia.