Kapen tre shtetas libanez te ‘Ura e Viroit’, kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

Në kufirin shqiptaro-grek vijon të hyjnë klandestinë nga vendet në konlikt.

Një ditë më parë nga policia kufitare janë kapur 3 shtetas libanez në afërsi të Urës së Viroit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, ata kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të procedurave u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.