Kapet 101 kg kanabis në Janinë, pranga 26-vjeçarit shqiptar
Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur me drogë në makinë. Sipas policisë greke, operacioni është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar në Kallpaq, Janinë. Policia ka ndaluar një automjet qe ishte ngarkuar ne kufirin e gjelbër dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.
Ne portobagazhin e mjetit dhe ne sediljet e pasme, u gjeten dhe sekuestruan 13 pako me 101 kilogram 550 gram marijuanë. Në pranga u vendos drejtuesi i mjetit një shqiptar 26-vjeçar, të cilit iu sekuestruan dhe 2 celularë. Mjeti rezulton të jetë marrë me qira në Greqi.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një tjetër operacion në Kallpaq të Janines, është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi është kapur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante dy pako me 3 kg 350 gram marijuanë.