Kapet 26 kg drogë në Kakavijë, policia arreston një 20-vjeçar dhe shoqëruesen e tij

cantat-me-droge

Edhe pse ne Lazarat nuk kultivohet me lende narkotike, rezerva te saj tentohet te kalojne jashte shtetit nga trafikantet. Në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit” pranë Kakavijës, policia ndaloi një automjet ku ndodheshin dy të rinj shqiptarë. 

Nga kontrolli i imtësishëm brenda tij, policia greke sekuestroi 27 kg marijuanë, të fshehura në pjesë të ndryshme. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, 20-vjeç si dhe pasagjerja, vetëm 17-vjeç, të dy shqiptarë. Identitetet e te arrestuarve nuk behen me dije. Nderkohe qe nje tjeter operacion antidroge eshte zhvilluar edhe ne Kapshtice, ku policia greke sekuestroi 26 kg hashash dhe arrestoi nje 22-vjecar shqiptar.