Kapet 335 kg kanabis në kufi me Greqinë, trafikantët braktisin makinën

Policia greke sekuestroi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që po transportohej me një automjet në aksin drejt Janinës pranë një zone rurale.

Sapo dy personat që udhëtonin me makinën private vunë re policinë, shtuan shpejtësinë dhe më pas braktisën automjetin për t’u larguar me këmbë në zonë të pyllëzuar.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjetën 174 pako me kanabis sativa, me peshë totale 335 kg.

Policia greke është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shoferin dhe pasagjerin