Kapet 5 kg heroinë në Kakavijë, arrestohet 56-vjeçari

 Kapet 5 kg heroinë në Kakavijë, arrestohet 56-vjeçari

asdfghjShërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz me targa AA 848 AL, që drejtohej nga shtetasi Agron Allkaj, 56 vjeç, banues Fier, kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban të cilat ishin të fshehura në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.

Menjëherë kanë bërë  bllokimin e mjetit duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, i’u gjetën të fshehura pas sediljeve të shoferit dhe pasagjerit 14 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave dyshohet të kenë lëndë narkotike e llojit Heroinë, në peshën totale  rreth 5 kg .

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Libohova Online