Kapet 700 kg drogë në Gjirokastër, 7 persona të ndaluar

Zbulohet një sasi e madhe marijuane në tentativë për ta trafikuar drejt Greqisë. Rreth 700 kg kanabis e paketuar është zbuluar në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë fare pranë kufirit me Greqinë. Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona nga fshati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.