Kapet i dehur në timon, arrestohet 45-vjeçari

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi:

Adriatik Gjini, 45 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në lagjen “18 Shtatori” u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin tip “Volksavegen”, me targa GJ7445B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.