Kapet me tre qeska hashash në xhepin e xhupit 22-vjeçari nga Gjirokastra

 Kapet me tre qeska hashash në xhepin e xhupit 22-vjeçari nga Gjirokastra

kakavijeNë kuadër të masave të goditjes së ‘’Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’’ në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, nga punonjësit e vijës së dytë të Policisë Kufitare u evidentua një rast i ‘’Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’’.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë gjatë kontrollit personal në vijën e dytë të shtetasit:

Petro Çuçani, 22 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po udhëtonte me autobus drejt shtetit grek, iu konstatuan në xhepin e xhupit tre qeska të vogla,  në brendesi të së cilave kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 60 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Libohova Online