Kapet në Kakavijë gruaja greke me 23 mijë euro. Do t’i sillte në bankat shqiptare

KakaviNjë greke është kapur nga autoritetet helene në kufi me Shqipërinë, në tentativë për të kaluar drejt Shqipërisë 23 mijë euro.

Shtetasja greke, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk e kishte deklaruar në kufi sasinë e madhe të parave që kishte në valixhen e saj, ndërsa për të “fshehur” gjurmët kishte mbajtur në portofol 400 euro të cilat i deklaroi.

Grekja udhëtonte me autobus drejt Tiranës ku dhe dyshohet se do të vendoste në bankë 23 mijë eurot pasi bankat greke nuk ishin më të sigurta për kursimet.

Megjithatë kjo deklaratë nuk ka bindur policinë, e cila ka nisur hetimet