Kapet në Kakavijë me pasaportë të falsifikuar shtetasi nga Afganistani

Nga Specialistët e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ahmad Mansour, 27 vjeç, banues në Afganistan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në P.K.K.Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë ky shtetas ka paraqitur një pasaport të Mbretërisë së Bashkuar, e cila pas verifikimeve të bëra dyshohet se është e falsifikuar (pasaporta i përket një shtetasi tjetër dhe ka fotografi tjetër).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.