Karkaleci “korr” të mbjellat, dëme të mëdha në Libohovë e Lunxhëri
July 5, 2016
Në Gjirokastër, ministria e Bujqësisë po merr masa per dezinfektimin e tokave bujqësore të prekura nga karkaleci i cili ka prekur rreth 35% të sipërfaqes me të mbjella në rang qarku.
Drejtoria e Bujqësisë thotë se fermerët ndonëse kanë bërë vet dezinfektimin, insekti nuk është mundur të izolohet.
Dëme të mëdha në kulturat bujqësore nga karkaleci, jane ne Libohovë, Lunxhëri të Gjirokastrës.
Sipas ekspertëve, dëmet më të mëdha nga karkaleci janë në kullota bujqësore, foragjere dhe perime. Qarku i Gjirokastrës mbetet një vatër problematike për përhapjen e insektit të dëmshëm, ku këtë vit është prekur gati 35 % e sipërfaqeve të tokave bujqësore.