“Kathimerini”: Janullatos po luftohet nga nacionalistët e islamikët

janulla-644x400Gazeta e njohur greke “Kathimerini” shkruan sot se kryepeshkopi shqiptar Janullatos, ndodhet në qendër të sulmeve.

Sipas saj, sulmet drejtohet nga qarqe nacionaliste dhe islamike.

“Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një ‘lufte’ të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”, shkruan gazetari Stavros Ximas.

Ai ka marrë shkas nga disa qëndrime të ditëve të fundit, para festimeve për 300 vjetorin e lindjes së Shën Kozmait të Etolisë

Sipas tij, “objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen evropiane e sotme” .

“Që nga dita që vuri këmbën në kishën ortodokse të shkretuar nga regjimi i Enve Hoxhës, ai nisi punën titanike të ringritjes së saj, duke mbajtur dhe ruajtur ekuilibrat fetarë. Fjalët publike të kryepeshkopit Anastas edhe në orët më të vështira të marrëdhënieve greko-shqiptare, janë fjalë pajtuese dhe nuk numërohen herët që ai u gjend në objektivin e pseudo-patriotëve tanë. Por nuk mbaron këtu…

Me indiferencën dhe bashkëfajësinë e elitës politike, u përpoqën ta vënë me shpatulla pas muri kreun e fesë ortodokse në Shqipëri. E quajnë “koloneli i zi i shërbimeve sekrete greke” dhe me keq akoma “kali i Trojës së ekspansionizmit grek”, shkruan Ximas.

“Dikush mund të mendojë se mentaliteti i Hoxhës, me karakteristikat gri të dyshimit dhe sindromën e rrethimit kombëtar është një kujtim i trishtë, në një vend që ka ndihmën e plotë e të pakufizuar të fqinjit jugor dhe “armik”, dmth Greqisë, por edhe në këto rrethana, kryepeshkopi shkoi në rrugën drejt BE-së. Mjerisht, veçse, sepse fanatizimi fetaro-patriotik është gjithmonë atje. Përdoret nga politika apo shërbimet e huaja për minimin e bashkëkzistencës paqësore dhe bashkëpunimit mes besimeve, që transmetojnë një imazh të tolerancës fetare në Shqipëri”, vijon ai.

Libohova Online