Kërkesa në Këshillin Bashkiak, një fabrikë ujë në Libohovë

12019961_1192298947463787_8858504337481177819_nNë mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Libohovës ka kaluar edhe një vendim që i hap rrugë një investimi të rëndësishëm.

Në parim këshilltarët kanë miratuar sheshin e ndërtimit të një fabrike uji pranë burimit “Nevipol”, që ndodhet në rrugën Libohovë-Suhë.

Kërkesa për për këtë investim ka ardhur nga shoqëria “STS Development Sh.p.k”. Pritet që në një moment të dytë të ketë më shumë detaje rreth këtij plan biznesi, i cili nëse zbatohet do t’i japë një tjetër prioritet zonës.

Një investim i tillë jo vetëm që është mundësi më shumë punësimi për njerëzit, por e bën këtë zonë të lënë mënjanë pjesë të xhiros ekonomike të të gjithë rajonit.

Bashkia Libohovë është në kontakt të vazhdueshëm me investitorët për t’i krijuar gjithë lehtësitë e nevojshme që ky plan biznesi të realizohet. |Libohova Online|