Kërkohej për prodhim dhe shitje droge, policia arreston të riun nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Laert Zisi. Ky person ishte shpallur në kërkim prej kohësh.

Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe për kallëzim të rremë në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për procedim të mëtejshëm.