Kërkohej për rrëmbim personi, vetëdorëzohet në polici 33-vjeçari nga Gjirokastra

 

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar për shtetasin në kërkim, Kasëm  Buzheri, 33 vjeç ,banues në Gjirokastër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Rrëmbim ose  mbajtje pengë e personit në bashkëpunim”.

Për ekzekutimin e këtij urdhri Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar shkresën nr.1614 datë 31.07.2015 ku kërkohet zbatimi i vendimit penal,pasi ndaj këtij shtetasi është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas do të gjykohet në vijim nga Gjykata e Shkallës së  Parë  Gjirokastër, pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar të dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda  dhe të Apelit  dhe e ka transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke ndryshuar dhe akuzën në “ Heqje të paligjshme të lirisë ,në bashkëpunim”.

Ky shtetas në vitin 2012 së bashku me disa persona të tjerë  kanë marrë në automjetin e tyre tre shtetas dhe i kanë mbajtur për disa orë në fshatin “Lazarat”,ndaj tyre kanë ushtruar dhunë fizike.

Ky person është vetedorzuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.