Këshilli Bashkiak i Libohovës, ndryshime në radhët e këshilltarëve të PD-së
February 18, 2016
Përbërja e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Libohovës ka ndryshuar sërish.
Blerina Bilibashi, një prej këshilltareve të Partisë Demokratike ka dhënë dorëheqjen nga ky funskion për shkak se kishte papajtueshmëri me punën e saj si edukatore.
Ky zhvillim vjen pasi administrimi i kopshteve kaloi nën varësinë e bashkisë. Mandatin e lënë nga Bilibashi e mori një tjetër zonjë, Anila Pina nga Zagoria.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Libohovës është miratuar zëvendësimi i mandateve.
Muaj më parë pati ndryshime edhe në radhët e këshilltarëve të LSI-së, pasi një prej këshilltarëve të saj mori detyrën e nënkryetarit të bashkisë. |Libohova Online|