Këshilli Bashkiak Libohovë ndan bursat për studentët, miraton strehimin në azil të një të moshuari

Keshilli Bashkiak i LibohovesNë mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Libohovës një ditë më parë, është miratuar shpërndarja e bursave për studentë të vitit akademik 2015-2016. Këtë vit pranë Bashkisë Libohovë kishin ardhur nga DAR Gjirokastër vetëm 3 bursa.

Pas debateve në Këshillin Bashkiak tre bursat e plota u përgjysmuan dhe iu miratuan 6 studentëve nga Libohova.

Secili prej tyre do të përfitojë gjysmën e pagesës së plotë prej 8000 lekësh të reja në muaj. Më poshtë janë cështjet e tjera që u trajtuan në mbledhje, ndër të cilat ishte edhe miratimi i një vendimi për dërgimin në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastëri i një të moshuari nga fshati Drino.

1-Informacion nga Keshilli Bashkiak: “ Mbi veprimtarine vjetore te Keshillit dhe detyrat qe dalin per vitin e ardhshem”.

2-Informacion nga “Ujësjellës kanalizime sh.a” për gjendjen ekonomiko-financiare dhe për realizimin e detyrave për vitin 2015.

3-P/vendim: “Për dhënien e bursave për studentët e arsimit të lartë për vitin 2015-2016”.

4-P/vendim: “Për një shtesë në nivelin e pagave të punonjësve të bashkisë”.

5-P/vendim: “Për  dhënien se ndihmes ekonomike dhe paaftesise per muajin dhjetor 2015”.

6-P/vendim : “Për pranimin në shtëpinë e të moshuarve Gjirokastër” .