Këta dy vogëlushë janë sot futbollistë të famshëm
January 23, 2016
Ata do të përfaqësojnë dy shtete të ndryshme edhe pse janë vëllezër. Bëhet fjalë për Granit dhe Taulant Xhakën.
Të dy nisën karrierën në Zvicër, dhe tani përmes rrjeteve sociale kanë kujtuar kohën kur ishin fëmijë.
Mesfushori i Monchengladbachut, Granit Xhaka, ka postuar një fotografi në të cilën shfaqen të dy vëllezërit të përqafuar.
“Përshëndetje Tauli – shiko pak çfarë kam gjetur?! Kalo sa më mirë në Ditën e Përqafimeve”, ka shkruar Graniti në Instagram.