Këta janë 12 personat më të kërkuar nga policia e Gjirokastrës (FOTO)

Policia e Shtetit ka bërë publike listën me emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar në Gjirokastër. Ata janë të dënuar për vrasje, vjedhje, trafik droge dhe jo vetëm. Të dymbedhjetë personat janë në kërkim. Mes tyre është edhe një person nga Tropoja.

“Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia. Më poshtë fotot e tyre.