“Këta nuk meritojnë më asnjë shans”, Ilir Meta denoncon billboardet e PS-së në Gjirokastër (FOTO)

Presidenti i republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas dy billboardeve të vendosura në Gjirokastër që ironizojnë opozitën, që kërkon të vijë në pushtet. Ja cfarë shkruan Meta në Facebook teksa poston fotot.

Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!