Kisha e Labovës, restaurohet çatia e hajatit

12928165_1708837356056330_6451924698281723302_nDrejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër po kryen këto ditë ndërhyrje restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit.

Konkretisht punimet po bëhen në çatin e hajatit të këtij objekti me vlera të rralla.

Vite më parë çatia e hajatit të kishës ishte bërë e re, por trarët e këtij të fundit, nuk janë lidhur me trarët e çatisë së vetë kishës, ata thjesht janë mbështetur mbi mur.

Kjo ka sjellë çarje në dy këmbët kryesore të hajatit nga pesha e çatisë. Ndërhyrja e bërë nga DRKK Gjirokastër e shmang këtë problem, por sidoqoftë Kisha e Shën Mërisë ka nevojë gjithashtu për një restaurim total.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka premtuar kohë më parë ndërhyrje në këtë monument kulture.

|Libohova Online|

12963441_1708836119389787_6368052144039850122_n