Kishin hyrë nga Gjirokastra me 39 kg hashash, trafikanti shqiptar bie në greminë

gremineNjë 25-vjeçar shqiptar, trafikant droge, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme gjatë tentativës për të trafikuar drogë nga Shqipëria në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Paliopirgo të Pogonit në Janinë, ku trafikantët kishin hyrë nga Gjirokastra.

Mësohet se 25-vjeçari ka rënë në një greminë gjatë përpjekjeve për ti shpëtuar policisë, e cila ishte vënë në ndjekje të tyre.

Ndërkaq policia ka mundur të sekuestrojë edhe sasinë prej 39 kg marijuana, e cila ishte e destinuar për tregun grek.