Kishte dëmtuar vulat e sahatit në lokalin e tij, arrestohet 24-vjeçari nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga e specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit

Fejzo Musta, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në lokalin e tij ‘’COLOSE –Druri’’, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së dhe Grupi Task-Forcë i Njësisë Operacionale u konstatua dëmtim i vulave dhe ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘Vjedhje e energjisë elektrike’’ të parashikuar nga neni 137 të Kodit Penal.