Kishte lënë dritat ndezur, digjet ‘Benzi’ i ish-kandidates për deputete të LSI-së në Gjirokastër

Një automjet është shkrumbuar, pasi ka marrë flakë në lagjen “Mustafa Matohiti” të qytetit Tepelenë.
Mësohet se automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses, dhe nga deklarimet e marra, mendohet paraprakisht se mjeti është shkrumbuar aksidentalisht.
Gjithashtu mësohet se mjeti ka qenë në pronësi të Erjola Brahas, ish-drejtoreshë e spitalit Tepelenë dhe ish -kandidate e LSI-së në zgjedhjet e fundit. Ajo nuk ka bërë denoncim në polici, duke pretenduar se kish lënë dritat ndezur.