Kishte mbushur shtëpinë me drogë, arrestohet 50-vjeçari
Policia e Tepelenës ka arrestuar një 50-vjecar nga fshati Kurtëz, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 64 kg kanabis. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme