Kishte mbushur valixhen me kanabis, arrestohet në Kakavijë 30-vjeçari

kakavijeMë datë 29.11.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Mario Aliaj me mjetin tip “Benz”, me targa AA 674 GA. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në bagazhin e mjetit
është konstatuar një valixhe, në të cilën kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Menjëherë kanë bërë bllokimin mjetit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në valixhe u gjetën 5 pako me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 3 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :

Mario Aliaj, 30 vjeç ,banues në Fier.

Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal