Kishte vjedhur në Mashkullorë, arrestohet 40-vjeçari nga Gjirokastra
January 21, 2016
Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Prandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Shkurti, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetasu arrestua pasi ka vjedhur disa sende në pronën e shtetasit A.Ç, 54vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje’’ të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.