Koço Kokëdhima në Libohovë, fton qytetarët t’i bashkohen PS-së

tmp_16026-1455410451731-1746778609Disa ditë para zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të 19 marsit, koordinatori i Partisë Socialiste për Vlorën e Gjirokastrën, Koço Kokëdhima, zhvilloi një takim me qytetarë dhe me strukturat e partisë në Libohovë. Takimi u zhvillua në ish-kinemanë e qytetit.

Kokëdhima shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiakja Luiza Mandi, deputetë socialistë të qarkut Gjirokastër, Prefekti, kryetari i Këshillit të Qarkut dhe përfaqësues të tjerë vendorë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi rëndësinë e hapjes së PS-së, anëtarësimet e reja sidomos në radhët e të rinjve dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në strukturat drejtuese të kësa force politike. Kokëdhima vuri në dukje para libohovitëve reformat e ndërmarra nga qeveria në këto dy vjet e gjysmë dhe ftoi qytetarët t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Kjo e fundit tha Kokëkëdhima është e vetmja forcë udhëheqëse, ku shqiptarët duhet të shohin fuqinë e ndryshimit të vendit. Më tej deputeti socialist shprehu mbështetje për kryebashkiaken Luiza Mandi, duke premtuar se do të jetë në krah të saj dhe në favor të çdo projekti të Bashkisë Libohovë.
|Libohova Online|

[image_thumbs]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[image_slider link=”full_url_link” source=”full_image_source”] Description [/image_slider]
[/image_thumbs]