Kodheli e Kumbaro në Kakavijë, monitorojnë ushtarët teksa pastrojnë territorin

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndoqën sot nga afër aksionin e forcave të armatosura për pastrimin e territorit në pikën kufitare të Kakavijës.

Kodheli tha se aksioni i nisur katër vite më parë ka si qëllim jo vetëm dhënien e mesazhit për një mjedis të pastër, por edhe edukimin e popullatës.

Ajo i bëri thirrje pushteit vendor, i cili sipas saj, jo vetëm nuk po bën detyrën, por nuk ka ofruar as mbështetje në këtë nismë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne do ta mbajmë Shqipërinë të pastër siç mbajmë familjet tona. Shqipëria është shtëpia jonë dhe nuk mund te trajtohet si një vend ku ti kalon e hedh mbeturina jo në vendin e duhur dhe ikën”– shprehet Kodheli.

Gjatë këtij aksioni ku janë angazhuar rreth 80 forca policie dhe janë pastruar në rang kombëtar rreth 500 tonë mbeturina, ndërsa mbetjet e mbledhura janë transportuar me mjetet e Forcave të Armatosura në vend-grumbullimet e tyre.

/ArgjiroLajm.net/