Kokalari në “Zinxhira”: Të kthejmë sytë nga lagjet e qytetit

11295575_1442485906068778_2853136123881143497_nTë kthejmë sytë nga të gjitha lagjet e qytetit, kjo ishte edhe kryefjala e kandidatit  Igli Kokalari gjatë takimit në lagjen “Zinxhira” të qytetit të Gjirokastrës.
 
Igli Kokalari premtoi se do t’i japë zgjidhje problemit të informalitetit njëherë e mirë, duke e bërë bashkinë pjesë të zgjidhjes së këtij ngërçi.

“Bashkia e re do jetë negociatorja kryesore në legalizimin e të gjithë banesave të qytetarëve duke qenë se qeveria aktuale ka dështuar plotësisht në legalizimin e këtyre banesave që janë të shumta në këtë lagje. Ndërtimi i shkollave, kopshteve, dhe gjelbërimin e kësaj lagjeje, do të jenë prioritar në projektet që bashkia e re do të realizojë në dy vjeçarin e parë të saj, duke e njehsuar këtë lagje me qytetin e Gjirokastrës.”- tha  Kokalari
 
Gjithashtu në këtë takim ai premtoi dhe rregullimin e infrastruktures rrugore, zgjidhjen e problemit të ndriçimit pa harruar edhe lagjen e romëve.
 
Duke përmendur problematikën e këtij komuniteti,  Igli Kokalari premtoi një trajtim të njëjtë nga bashkia e Gjirokastrës edhe për hallet dhe problemet që bashkia aktuale i ka anashkaluar.
Duke u ndalur në problematikën që paraqet komunitetit rom, dr. Igli Kokalari pasi dënoi me forcë indiferencën e bashkisë aktuale, ftoi banorët e këtij komunitetit që të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të tyre, duke votuar për Igli Kokalarin, si një njeri që do t’u sigurojë atyre trajtim të barabartë me të gjithë qytetarët e Gjirokastrës.

Igli Kokalari në lagjen Palorto: Votoni për një Gjirokastër për të gjithë 
Banorët e lagjes së vjetër të Gjirokastrës “Palorto”, kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim me kandidatin e PD për kryetar bashkie të Gjirokastrës Igli Kokalari. Në këtë takim kandidati i djathte, ka kërkuar mbështetje nga banorët për 21 qershorin pasi sipas tij, besimi ndaj alternativës që ai promovon, është besim për një Gjirokastër për të gjithë, për një qytet të të gjithëve pa ndasi partiake.
 
Nga ana e tyre, banorët e lagjes “Palorto”, premtuan votë ndaj kandidatit Kokalari i cili sipas tyre, është zgjedhja e duhur për qytetin e gurtë pasi është një kirurg që do të shërojë plagët e vërteta të qytetit i cili lëngon prej shumë vitesh nga keqqeverisja./A1Report