Kokëdhima nis detyrën e re, takohet me strukturat e PS-së në Gjirokastër

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka nisur takimet me struktura të Partisë Socialiste pas marrjes së detyrës së re nga kryeministri, Edi Rama. Kokëdhima u emërua koordinator i qarqeve Vlorë e Gjirokastër, që së bashku formojnë Rajonin e Jugut, një njësi organizative e re e PS-së. Dje Kokëdhima është takuar me përfaqësues të PS-së në Gjirokastër, ku në qendër të diskutimeve ka qenë riorganizimi i ri i partisë, për t’u bërë gati për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Ai shoqërohej në këtë takim edhe nga deputetë të Qarkut Gjirokastër, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi.

11924898_893224877415152_266212803235390866_n11953172_893224857415154_5912057930917747379_n

11924771_893224904081816_763072781368140937_n (1)