Kolonjari i ‘merr hak’ Tavos për numrin e celularit, ja çfarë thotë për kandidatët e PS-së (VIDEO)

Vangjel Tavo nuk i është përgjigjur deri më tani sulmeve indirekte nga rivalët e tij socialistë, Çuçi, Kumbaro dhe Golemi, sa i përket asaj që qarkullon si legjendë urbane në jug të vendit për numrin e tij të telefonit.

Por me sa duket ka zgjedhur një mënyrë të tërthortë për t’ju kundërvënë këtij argumenti i cili është shndërruar në kryefjalën e fushatës elektorale në Gjirokastër.

Gjatë një takimi në Kolonjë, një prej mbështetësve të Tavos ka thënë para kamerave:

Le të tallen ata me telefonat e tu, se dëgjoj mediat, po turp t’u vijë atyre, ti na ke ndihmuar”.

Me shumë mundësi këto nuk janë fjalë të thëna krejt spontanisht prej këtij banori të Kolonjës. Zakonisht në takime të tilla, stafet e kandidatëve i përzgjedhin paraprakisht kush do të flasë dhe çfarë do të thotë. Për më shumë shihni videon më poshtë.

/ArgjiroLajm.net/