Komisioni i Vettingut, mes emrave të përzgjedhur edhe noterja nga Gjirokastra
Komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zgjodhi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Mes tyre është edhe noterja nga Gjirokastra, Firdes Shuli. Anëtarët e tjerë të këtij komisioni janë: Etleda Çiftja, Genta Bungo , Xhensila Pine , Roland Ilia , Alma Vokopola , Pamela Qirko , Valbona Sanxhaktari , Brunilda Vasha , Lulzim Hamiti , Olsi Komici dhe Suela Zhegu.
Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues. Anëtari i Parë zëvendësues është Vojo Mali, ndërsa anëtari i dytë zëvendësues është Pal Shkambi.
12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri.
Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë ti drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë.
12 anëtarët do të votohen në seancë plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit.