Kompensimi i pronave, ditët për shqyrtimin e kërkesave nga qarku Gjirokastër

Agjencia për Trajtimin e Pronave ka nisur prej më shumë se një muaji shqyrtimin e kërkesave për të marrë kompensimin financiar dhe fizik. Për ish pronarët është miratuar edhe një calendar për t’u paraqitur pranë ATP-së në mënyrë që të shqyrtohen kërkesa. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-1500.

Në zonat e deklaruara informale me akt ligjor dhe nënligjor, aplikuesve u njihet e drejta për kompensimin e pronës së zënë, sipas kritereve të këtij ligji. Brenda territorit të zonave të deklaruara informale nuk lejohet kompensimi fizik. ATP-ja, në territoret e tjera me ndërtime, për aq sa është e mundur, trajton me kompensim fizik brenda pronës së njohur aplikuesit për pjesën e pronës që është e lirë nga ndërtimi.

Nuk lejohet kompensimi fizik nën truallin e objekteve dhe në një hapësirë funksionale përreth, të nevojshme për t’i shërbyer objektit. ATP-ja dhe ALUIZNI veprojnë në vendimmarrjen e tyre mbi të njëjtën hartë, të unifikuar dhe të publikuar elektronikisht, e cila bëhet funksionale brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e këtij ligji. ATP-ja, në çdo rast, kryen verifikimin në terren të pronës.