Konfirmohen nga policia, 5 viktima nga aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër. Janë konfirmuar 5 viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite. Mesohet se qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Aktualisht eshtë e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.

Njoftimi i Policise se Shtetit

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.