Kontrolli Tatimor, aksion në aksin Gjirokastër-Kakavijë

5d2e877d84bab94d7b9ec332bc8499a9_LKontrolli Tatimor në Gjirokastër prej dy ditësh ka nisur disa kontrolle në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Vëmendja e këtij kontrolli është fokusuar te shërbimi taksi, furgonat 8+1 dhe transporti i mallrave.

Janë verifikuar xhirot e subjekteve dhe inventarizimi i mallrave, ndërsa në shumë raste janë vendosur gjoba për ata që i janë shmangur përgjegjësive tatimore.

Aksioni është mbështetur edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.