Konventa e LSI-së, një anëtar nga Gjirokastra në Komitetin Drejtues Kombëtar

konventa1-905x395Pas votimit në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dale, edhe fituesit e anëtarëve të zgjedhur të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Në përfundim të procesit të votimit elektronik, mbajtur për dy ditë me radhë në Pallatin e Sportit, “Asllan Rusi” në Tiranë si edhe të numërimit elektronik, Konventa zgjodhi strukturat e reja drejtuese të LSI-së. Pjesë e Komitetit Drejtues të LSI-së janë 260 anëtarë. Nga Gjirokastra është vetëm një anëtar, Sindi Islamaj.

Mbi 2286 delegatë kanë votuar për Komitetin Drejtues Kombëtar si dhe për përzgjedhjen e instancave më të larta drejtuese të LSI-së.