Kosta Garo zgjidhet kryetari i PS Dropull

Socialistët në Dropull votuan për kryetarin e ri të partisë. Në përfundim të procesit fitues doli Kosta Garo, i cili gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit drejtonte KZAZ-në e kësaj bashkie.

Garo gjithashtu mbahet mend edhe për debatin që pati me ish-deputetin Vangjel Tavo, i cili tentoi të futej në ambientet e KZAZ-së. Tavo ‘mori zemër’ nga Presidenti që pati nxjerrë një dekret tjetër për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Garo nuk e lejoi Tavon të hynte brenda KZAZ-së duke i shpjeguar se procesi zgjedhor ishte i ligjshëm. Shihni më poshtë videon që tregon atë moment.