Kostas Garos regjistrohet për Dropullin: Fituam betejën ligjore, tani në betejë për të fituar bashkinë (VIDEO)

Kostas Garos është regjistruar më në fund si kandidat i Nismës Thurje për Bashkinë Dropull. Vendimi është i formës së prerë nga Kolegji Zgjedhor. Ish-kandidati për deputet i PS-së në zgjedhjet e 2021, sfidon këtë radhë Dhimitraq Tolin e PS-së dhe Athanas Manekën e PBDNJ. Gjatë një video-mesazhi me Endri Shabanin, kreun e Nismës Thurje, Garos ka thënë se tani është koha të hidhemi në betejë për të fituar Dropullin

“Pasi mbaruam betejën ligjore, tani po hidhemi në betejën për të fituar Bashkinë e Dropullit”, shprehet Garos.

Kujtojmë që fillimisht KQZ dhe KAS e penguan regjistrimin e tij për shkak të disa nënshkrimeve të marra në mënyrë të parregullt në Dropull. Lidhur me këtë ka dhe një hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës. E megjithatë vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë kandidimit të Kostas Garos.