Kostot për zgjedhjet, 1 mln lekë më pak se në 2013-ën

zgjedhjet1 milion lekë më pak pritet të shpenzohen këtë vit për zgjedhjet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka llogaritur se kostoja e zgjedhjeve të 21 qershorit kap shifrën e 743 milionë lekëve, të cilën pritet t’i kërkohet buxhetit të shtetit për zgjedhjet e 61 bashkive.

Nga kjo shumë 279.5 milion lekë do të akordohen për pagat e punonjësve mes tyre komisionerë dhe numërues, që do të punojnë ditën e zgjedhjeve. 240 milionë lekë llogariten sipas KQZ-së për kutitë, fletët e votimit, bojën matrikulluese dhe kodet e sigurisë.

223 milion të tjera do të shkojnë për ambientet e votimit dhe numërimit me qira, transportin e materialeve dhe reklamat nëpër media.

Shfaqja e rezultateve të numërimit të votave dhe regjistrimi i tyre, projekti aplikuar që në zgjedhjet 2009 këtë vit kap vlerën e 106 milion lekëve.

Kosto e zgjedhjeve vendore të këtij viti është vetëm 1 milion lekë më pak se kostoja e zgjedhjeve të përgjithshme të viti 2013.

Zgjedhjet e përgjithshme të 21 qershorit u konsideruan si mjaft të shtrenjta pasi 435.8 milionë lekë u akorduan për teknologjinë në 2 projekte pilot të numërimit elektronik dhe votimit e identifikimit elektronik të kartave të identitetit, por që në fakt nuk u aplikuan.