KQZ shtyn orarin e votimit, qendrat mbyllen në orën 20:00

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve sapo ka marrë vendim për të shtyrë orarin e zgjedhjeve deri në orën 20:00.

Ky vendim është argumentuar me faktin se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e ulët, për shkak edhe sepse dita e sotme përkonte me festën e Fitër Bajramit.

KQZ i jep kështu mundësi edhe me një orë tjetër të gjithë atyre që s’kanë votuar.