Kreu i LSI Gjirokastër: Ju tregoj drejtoritë e PS-së që i bëjnë presion punonjësve

Kryetari i LSI-së në Gjirokastër dhe njëkohësisht drejtori i spitalit rajonal “Omer Nishani” ka thënë se simpatizantëve të LSI-së që janë pjesë e administratës publike, i është ushtruar presion për faktin se kanë marrë pjesë në mbledhjet partiake të kësaj partie.

“Ka disa funksionarë të Partisë Socialiste, që ushtrojnë presion punonjësve të LSI-së që të mos shkojnë në mbledhjet e LSI-së, presion me vendin e punës. Që të dalë drejtori dhe t’u ushtrojë presion punonjësve të vet, duke i thënë se do të hiqeni nga puna, kjo është e papranueshme. Nuk trembem t’i them me emra. Këto janë fenonomene që kanë ndodhur nga Drejtoria e Shëndetit Publik, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Drejtoria Rajonale e OSHEE”, tha Kulla gjatë një interviste për televizionin Alpo.

Në vijim të kësaj ai u shpreh i sigurt se nuk ka drejtues të LSI-së që ushtrojnë presion ndaj nëpunësve të administratës, teksa shtoi që ka nevojë për një mënyrë të re të të bërit fushatë në Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/