Kreu i PS Gjirokastër: Opozita e dëshpëruar për pushtet, në 18 qershor ndëshkohet sërish me votë

Kreu i PS Gjirokastër, Flamur Golemi i bën jehonë deklaratave të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë sot në Tirnaë, sa i përket bojkotit të opozitës dhe çadrës së ngritur në bulevard.

Sipas Golemit opozita është e dëshpëruar për pushtet në tavolinë, por në 18 qershor thotë ai, do të ndëshkohet sërish me votë nga shqiptarët. Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook.

“Bojkoti i Parlamentit është absurd. Kërkesën për qeveri teknike nuk e kuptoj. Këshillojmë me urgjencë që opozita të shkojë në Kuvend. Kush bojkoton Parlamentin dhe zgjedhjet, largon vendin nga Bashkimi Europian. Nisni vettingun dhe zbatoni reformën në drejtësi”.

Qartë dhe prerë, këto ishin mesazhet e ministrit të Jashtëm gjerman sot në Tiranë. Çadra e vogël e mbushur me dëshpërim të madh për pushtet në tavolinë, nuk është alternativa që qytetarët presin prej opozitës, prandaj më 18 qershor do të ndëshkohen sërish me votë. PS e vetmja zgjedhje për Shqipërinë që duam.