Kreu i ri i ISKSH Gjirokastër/ Një grua nga Memaliaj zëvendëson ish-kryetarin e LSI-së? (Emri)

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Drejtoria Rajonale e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër mund pritet të drejtohet nga një grua.

Është fjala për Anxhela Hoxhën nga qyteti i Memaliajt.

Hoxha ka qenë më herët kryetare e PS-së në këtë qytet. Sidoqoftë emri i saj nuk është zyrtarizuar ende.

ISKSH Gjirokastër drejtohej nga Edlir Sinojmeri, i shkarkuar pak kohë më parë nga detyra.

Sinojmeri ka mbajtur gjithashtu edhe postin e kryetarit të LSI-së në Gjirokastër, por u shkarkua edhe andej për shkak të konflikteve më kryebashkiaken Zamira Rami.

/ArgjiroLajm.net/