Kreu veprime të turpshme në rrugë, arrestohet 44-vjeçari

policiaMë datë 28.10.2016, në orën 01:30, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet  u bë arrestimi  në flagrancë  i shtetasit :
Adriatik Gele, 44 vjeç, banues në  Përmet, pasi :

Ndaj këtij  shtetasi ka bërë kallëzim shtetasia J. S., 16 vjeçe, sepse në datë 27.10.2016 duke ecur rrugës për në banesën e saj, ky shtetas i ka dalë përpara dhe e ka ngacmuar duke kryer veprime  të turpshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.