Krishtlindjet, uron kryebashkiakja Luiza Mandi

Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ka dhënë një mesazh urimi me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Miq të krishterë,
Ju shpreh urimet më të mira për festën e Krishtlindjes. Është një ditë e shënuar për ju dhe besoj për të gjithë njerëzit pavarësisht besimit. Lindja e Krishtit, ardhja e shpëtimtarit, rrezaton mirësi, tolerancë dhe dashuri. Sot më shumë se kurrë njerëzimi ka nevojë për të gjitha këto. Nisur nga kjo ditë e bekuar dhe simbolika e fortë që mbart, i dëshiroj më të mirën çdokujt. Zoti ju bekoftë, ju dhe familjet tuaja. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkruan kryebashkiakja në faqen e saj në Facebook.