Kriza e refugjatëve, Ilir Meta në Gjirokastër: Do bëjmë aq sa mundemi

meta-ne-diten-e-veresKreu i Kuvendit Ilir Meta ishte sot në Gjirokastër për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Verës.

Ai i është përgjigjur interesit të mediave për rolin e Shqipërisë në përballimin e krizëz së sirianëve që mund të vijnë në vendin tonë.

Meta tha se nuk është zgjidhje që Shqipëria të mos hapë kufijtë. Sipas tij vendi jonë do të kontribuojë për këtë krizë vetëm nëse BE ka një plan të përgjithshëm. Shqipëria do të angazhohet me aq sa ka mundësi u shpreh Meta.

Më tej kreu i Kuvendit tha se kjo krizë duhet të gjejë zgjidhje në vendin e origjinës në Siri dhe Irak.

Gjirokastra është një prej qyteteve që mund të preket i pari nga fluksi i refugjatëve sirianë në rast se ata do të vërshojnë drejt vendit tonë. Shpesh herë është folur edhe për ndërtimin e një kampi në këtë qytet.