Kryebashkiakja e Libohovës përshëndet miratimin e buxhetit

Luiza-Mandi-283x3001-283x300Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi ka përshëndetur miratimin e buxhetit të vitit 2016 në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e saj në Facebook, ajo e vlerëson buxhetin e miratuar sot si realist dhe që reflekton një përpjekje serioze për të mbështetur çdo projekt dhe nevojë publike. Më poshtë mesazhi i saj i plotë:

“Sot në Këshillin Bashkiak të Libohovës miratuam buxhetin e ri për vitin 2016. Gjej edhe njëherë rastin të falenderoj këshilltarët për vullnetin e treguar dhe shqyrtimin që i bënë zë për zë këtij buxheti. Sigurisht që ndoshta nuk është “buxheti magjik” përmes së cilit do t’i japim zgjidhje çdo problematike të bashkisë tonë, por vlerësoj se është një buxhet realist dhe që reflekton përpjekjen maksimale për të bërë më të mirën e mundshme për çdo projekt dhe nevojë të qytetarëve. Synimi ynë ambicioz është të bëjmë përpjekje për të tërhequr fonde nga donatorë të ndryshëm dhe të afrojmë investitorë në zonën tonë. Në fund falenderimi shkon për grupin e punës që u angazhua për hartimin e këtij buxheti”, shkruan Mandi. |Libohova Online|